Presidenti nuk e ka fjalën për humbjen dhe eliminimin, sepse këto janë gjëra që ndodhin në futboll. Zhoan Laporta u hoqi menjëherë veshin zyrtarëve të klubit që merren me biletat, duke thënë se “kjo që ndodhi është e papranueshme, dhe nuk mund të lejohet të përsëritet”. “Kemi informacion se çfarë ka ndodhur, – vazhdoi ai, – do të bëjmë hetimet tona dhe do të marrim vendime”. Fjala është për 20 000 tifozët gjermanë në “Kamp Nou” që ndihmuan shumë Frankfurtin dhe dëmtuan Barçën. Edhe Ksavi tha se ishte një gabim i brendshëm. Përsa i përket ndeshjes, tekniku nuk pranoi fjalën “dështim”. “Jemi të dëshpëruar, por u përpoqëm, nuk është dështim, – tha ai, – synimi i sezonit ishte të shkonim në Champions dhe po ia dalim”.
Sfidanti.al