Liverpuli në finalen e Kupës, pas fitores së derbit me Man. Sitin

Kishin 10 vjet pa arritur deri këtu. Liverpuli më në fund u kthye pas një dekade në finalen e Kupës së Anglisë, pasi fitoi një derbi të vërtetë ndaj Mançester Sitit me rezultatin 3-2. Në “Uembli” këtë herë nuk pati shumë diskutime pasi të kuqtë e trajnerit Jurgen Klop dominuan pjesën e parë, duke e mbyllur me epërsinë 3-0, dhe kontrolluan ndeshjen pas pushimit. Ibrahima Konate shënoi të parin, dhe Sadio Mane dy golat e tjerë për Liverpulin, ndërsa Xhek Grilish në 57’ e Bernardo Silva 91’ i dhanë shpresë të besuarve të trajnerit Pep Guardiola. Skuadra e “Anfildit” do të provojë të fitojë kupën e parë të Anglisë që nga 2006-ta, pra prisja është plot 16 vjet.

Si ka mundësi që Siti u dorëzua plotësisht në pjesën e parë? Me gjasë, mungesat e De Brujnit dhe Uolkerit u ndjenë, ashtu si edhe lodhja fizike e psikologjike e Championsit në Madrid ndaj Atletikos. Gjithashtu, i duhet dhënë merita kundërshtarit që luajti mjaft mirë. Tashmë, pritet finalisti i dytë i Kupës, që do të përcaktohet nga gjysmëfinalja tjetër që do të luhet këtë të diel në “Uembli”, mes Çelsit e Kristël Palasit.

Man. Siti-Liverpul 2-3 (Grilish 47’, Bernardo Silva 90’+1/Konate 9’, Mane 17’, 45’)

Mançester Siti (4-3-3): Stefën, Kanselo, Stouns, Ake, Zinçenko, Bernardo Silva, Fernandinjo, Foden, Gabriel Zhezus, Grilish, Stërling.

Liverpuli (4-3-3): Alison, Aleksandër-Arnold, Van Dajk, Konate, Robertson, Keita (Henderson 73’), Fabinjo, Tiago Alkantara, Salah, Mane, Diaz.

Sfidanti.al