Po tregon gjakftohtësi të admirueshme në momentet vendimtare të sezonit. Trej Jangu jo më kot ka qenë shpresa e Atlanta Hoksave gjatë gjithë vitit në NBA, dhe ai e tregoi veten edhe në ndeshjen më vendimtare të deritanishme. Me 38 pikë të shënuara, ai udhëhoqi Atlantën në fitoren 107-101 ndaj Klivlendit duke u kualifikuar për në plej of. Jangu shërbeu edhe 9 asistë, ndërsa Bojan Bogdanoviç shënoi 19 pikë, Galinari 14, Huerter 13 dhe Hanter 10. Lajmi i keq ishte dëmtimi i Klint Kapelës që luajti më pak se 14 minuta. Përballja e radhës do të jetë në raundin e parë të plej ofit në fushën e Majemit, ekipit më të mirë në Lindje, duke u gdhirë e hëna në Shqipëri. Në plej of edhe Nju Orlins Pelikansët, të cilët gjithsesi nuk e kanë yllin kryesor, Zajon (Zion) Uilliamson. Brandon Ingram ishte më i miri me 30 pikë në një ndeshje shumë të vështirë ndaj Los Anxhelos Klipersave. Mekkallëm shënoi 19 pikë, ndërsa përfundimi ishte 105-101. Klipersat ishin pa dy yjet kryesorë, Kaua Leonard dhe Pol Xhorxh, të dëmtuar prej një kohe te gjatë. Nju Orlinsi do të luajë në raundin e parë në plej of me ekipin më të mirë të NBA-së, Feniksin.
Sfidanti.al