Milani duhet të ketë kujdes nga Igli Tare për Bajramin apo Asllanin

Janë dy nga mesfushorët më të kërkuar shqiptarë për momentin, dhe duket se do të ndryshojnë skuadër sezonin që vjen. Nedim Bajrami dhe Kristijan Asllani janë në shënjestër të klubeve të ndryshem në Itali, dhe njëri nga ata që ka shanset më të mëdha për t’i marrë është Lacio. Drejtori sportiv i lacialëve është Igli Tare, një shqiptar, dhe ai ka mundësi më të mëdha për t’i bindur që të kalojnë në kryeqytet. Lacio fillimisht mendohej se donte Asllanin, por tani mendon edhe për Bajramin. Që të dy janë shumë të vlerësuar në Serinë A, madje Asllani është zbulim i sezonit. Për Bajramin interesohen Milani, Napoli, Atalanta apo ndonjë ekip tjetër.

Sfidanti.al