Levandovski duhet t’i shtyjë planet për të arritur Ronaldon

Ka vendosur mjaft rekorde dhe është sinonim i golit, edhe pse diçka më pak se portugezi. Robert Levandovski synonte që këtë sezon të shënonte tregolëshin e tretë në Champions, pas atyre që bëri ndaj Benfikës (5-2) në fazën e grupeve dhe Salcburgut (7-1) në raundin e dytë. Po ashtu, polaku i Bajernit pati dy gola në fitoren 5-0 ndaj Dinamos së Kievit gjithashtu në fazën e grupeve. Kristiano Ronaldo mbetet i vetmi në Champions që ka realizuar tri herë tregolësha në një edicion dhe këtë e bëri në 2015-2016 me Realin kur edhe fitoi titullin. Sulmuesi i bavarezëve shënoi vetëm 1 gol ndaj Vijarrealit dhe ekipi i tij u eliminua ndaj ai do të duhet ta provojë vitin e ardhshëm. Levandovski u largua nga Championsi këtë vit me 13 gola të shënuar duke qenë më i miri.

Sfidanti.al