A do të mundet ta mbajë fryma Milanin deri në fund të sezonit?

Fitorja ndaj Xhenoas ishte diçka e mirë. Kuqezinjtë më në fund lanë pas dy barazimet radhazi, 0-0 ndaj Bolonjës e po 0-0 në Torino, dhe arritën të shënonin. Suksesit 2-0 ndaj Xhenoas e riktheu në krye të Serisë A të paktën edhe për një periudhë kohe, ndonëse skuadra e trajnerit Pioli nuk e ka fatin në duart e saj. Interi del kampion nëse i fiton të gjitha ndeshjet. Pyetja është nëseë Milani do të ketë forca për të vazhduar me fitoret. Përpara dy barazimeve, lombardët patën gjithashtu dy barazime (Salernitana, Udineze). Problemi është se në 12 ndeshjet e fundit, Milani ka vetëm 6 fitore, si dhe 5 barazime e një humbje (imagjinoni, me Specian në “San Siro”). Në ndeshjen ndaj Xhenoas, Milani shënoi në 11’ me anë të Rafael Leaon, dhe pastaj në minutën e 87-të me Zhunior Mesiasin.  Kuqezinjtë janë sërish në vend të parë me 71 pikë ndaj 69 të Interit, edhe pse duhet thënë se ka luajtur një ndeshje më shumë.

Sfidanti.al