Lotar Mateus: Tek Bajerni ka shumë “kryengritje”

Ish-kapiteni i bavarezëve dhe i kombëtares gjermane sot është në detyrën e analistit, apo siç thotë Oliver Kahni, “në detyrën e krijimit të titujve të mëdhenj mediatikë”. Lotar Mateus kurrë nuk e ka kafshuar gjuhën për të thënë mendimin e tij, dhe këtë gjë e bëri edhe pas eliminimit të Bajernit nga Championsi, duke kritikuar jo edhe aq skuadrën, por sidomos mënyrën sesi po bëhen punët në Mynih. “Tek Bajerni ka shumë shkaqe për të shpërthyer zjarri, – u shpreh ai për “Skaj Sportsin” (Sky Sports), – prej shumë vitesh nuk kam parë kaq shumë “kryengritje” në Mynih. Ka shumë diskutime, shumë “kantiere të hapur pune”, ka një paqartësi dhe kjo ka ndikuar tek ekipi. Elimimi nga Championsi nuk është habi sepse Bajerni nuk po lunate mirë këto kohë”. Mateusi theksoi se diskutimet për të ardhmen e Levandovskit kanë prishur punë.

Sfidanti.al