Do të luhet gjysmëfinalja në “Uembli” ditën e nesërme dhe këto lajme vijnë në kohën më të papërshtatshme. Mançester Siti nuk do të ketë Kevin De Brujnin dhe me shumë mundësi edhe Kajl Uolkerin për përballjen ndaj Liverpulit në Kupën e Anglisë. De Brujne dhe Uolker ishin dy ndër lojtarët më në formë të kampionëve të Anglisë, që janë në momentet-kyçe të sezonit: Në gjysmëfinale të Championsit, në gjysmëfinale të Kupës së Anglisë dhe në krye të Premier Ligës me 1 pikë më shumë sesa Liverpuli. Mesfushori belg doli nga fusha në çerekfinalen e dytë të Championsit ndaj Atletikos në Madrid, dhe mjekët e Sitit ende nuk janë të qartë për shkallën e dëmtimit. Edhe Uolker u zëvendësua nga Guardiola, por e ka një mundësi sado të vogël për të luajtur.
Sfidanti.al