Kjo nuk është thënë me gojën plot, por nga ajo që shihet kuptohet që optimizmi duhet të ekzistojë. Stefën Kërri ka 12 ndeshje që nuk luan për Golden Stejtin në sezonin e rregullt, që kur dëmtoi kaviljen në 15 mars, por në prag të duelit ndaj Denverit në plej of ndihet shumë mirë. “Kurrë nuk më ka pëlqyer stërvitja kaq shumë”, – tha Kërri, që ka dalë 3 herë kampion i NBA-së dhe dy herë lojtari më i mirë i sezonit. “Stefi ndihet optimist që mund të luajë, – tha trajneri Stiv Kerr, – gjithsesi, duhet ta kontrollojmë edhe një herë të fundit, por gjërat duken mirë”. Problem do të jetë mungesa e ritmit për lojtarin më të mirë të ekipit sepse ka 1 muaj pa luajtur.
Sfidanti.al