Kur skuadra vendase doli për të bërë nxemjen, ajo mbeti shumë e habitur. Në stadium u ngrit një vërshëllimë e fuqishme e mijëra njerëzve, a thua se Barcelona nuk ishte në stadiumin e saj, “Kamp Nou”. Sipas llogaritjes që u bë, në impiant ishin plot 20 000 tifozë të Ajntrahtit të Frankfurtit (kishte që thoshin se ishin 25 000), ndërsa klubi katalanas kishte ndarë vetëm 5 000 bileta për ta. E qartë që i kishin blerë në Katalonjë, ndërsa nga tifozët vendas u bënë gjithsej diçka më shumë se 59 000, por që erdhën dalë nga dalë. Siç shkruajnë mediat spanjolle, nëse nuk do të kishin qenë gjermanët, shitja e biletave do të kishte qenë një nga më të ulëtat e sezonit. Habi se përse ka ndodhur, pasi vërtet Barça cilësohej favorite (por, në fund u eliminua), veçse këto kohë ka luajtur shumë mirë dhe publiku duhej të ishte në stadium për t’u kënaqur.
Sfidanti.al