Goli është kthyer në problem, por njëri nga ata që di të shënojë më shumë, nuk mund të luajë. Zllatan Ibrahimoviç ka ngritur “flamurin e bardhë” edhe për ndeshjen e sotme të Milanit ndaj Xhenoas në Serinë A, ndërsa trajneri Pioli do të provojë me francezin Zhiru dhe me brazilianin Leao. Problemet e kuqezinjve janë për mbrojtjen, por janë të hershme sepse Kjer e Romanjoli mungojnë prej kohësh. Shpresa është që mesfusha dhe krahët të ndihmojnë me Tonalin, Teo Hernandezin, Benaserin, Kesien e Selemekersin. Tek Interi, trajneri Inzagi ka vendosur të lerë në stol Xhekon, po ashtu holandezin Damfris dhe Perishiçin.
Milani kryeson Serinë A me 68 pikë ndaj 66 të Interit që ka një ndeshje më pak. Napoli ka po 66, dhe Juventusi 62.
Interi (3-5-2): Handanoviç, D’Ambrozio, Shkriniar, Bastoni, Darmian, Barela, Brozoviç, Çalhanoglu, Gosens, Korrea, Lautaro Martinez,
Milani (4-2-3-1): Menja, Kalabria, Kalulu, Tomori, Teo Hernandez, Tonali, Benaser, Selemekers, Kesie, Leao, Zhiru.
Sfidanti.al