Mbeten edhe gjashtë javë deri në përfundim të sezonit dhe për “skudeton” pretendojnë 4 skuadra. Që nga Milani që kryeson, tek Interi që ka një ndeshje të prapambetur, e pastaj Napoli e Juventusi, të gjitha këto skuadra kanë mundësi të fitojnë titullin. Të gjitha ekipet do të kenë disa duele të forta.
Kalendari
Java 33: Specia-Inter, Milan-Xhenoa, Juventus-Bolonja, Napoli-Roma
Java 34: Lacio-Milan, Inter-Roma, Empoli-Napoli, Sasuolo-Juventus
Java 35: Milan-Fiorentina, Udineze-Inter, Napoli-Sasuolo, Juve-Venecia
Java 36: Verona-Milan, Inter-Empoli, Torino-Napoli, Xhenoa-Juventus
Java 37: Milan-Atalanta, Kaljari-Inter, Napoli-Xhenoa, Juventus-Lacio
Java 38: Sasuolo-Milan, Inter-Samp, Specia-Napoli, Fiorentina-Juve
Renditja: Milani 68 pikë, Interi 66, Napoli 66, Juventusi 62.
Shënim: Interi ka një ndeshje të prapambetur në fushën e Bolonjës.
Sfidanti.al