Ukraina bën “nxemjen” me miqësoren e luksit ndaj Francës, për plej ofin e Botërorit

Përballja me Skocinë në gjysmëfinale do të luhet në 1 qershor në stadiumin “Hampden Park” në Gllazgou. Ukraina më në fund e di se cila do të jetë e ardhmja, dhe do të përpiqet të kualifikohet për në finalet e Kupës së Botës në Katar. Autoritetet ukrainase kanë vendosur të japin leje speciale që lojtarë të kombëtares të largohen nga vendi, dhe po ashtu do të bazohen tek futbollistët që janë në Europë. Deri në 1 qershor, kombëtarja ukraianse do të bëjë miqësore ndaj Francës dhe Maqedonisë së Veriut, për t’u përgatitur për ndeshjen zyrtare.

Sfidanti.al