Të dielën, madrilenët luajnë në fushën e Seviljes, në Sançez Pizhuan”, dhe trajneri Karlo Ançeloti pritet të ketë mungesa të rëndësishme. Përballja tepër e rëndë ndaj Çelsit pati pasojat e veta, ashtu si edhe ndeshjet e kaluara në kampionat. Kasemiro është i pezulluar, Mendi mungon 2 javë, Marselo mungon një javë, ndërsa Naço e Benzema mbeten në dyshim, pasi e përfunduan me probleme fizike sfidën e Championsit. Lodhja ka nisur të ndihet tek të gjithë lojtarët, sidomos pas dy kualifikimeve me nga 120 minuta ndaj Paris SG e Çelsit. Modriç, Kros apo Benzema nuk janë të rinj për të përballuar rraskapitje të tilla. Reali do të ketë ndeshjet në kampionat ndaj Seviljes, Osasunës dhe pastaj në fushën e Atletikos, në “Uanda Metropolitano”, e ndoshta Barcelona mund të bëhet kërcënuese.
Sfidanti.al