Nga Levandovski tek Nagelsmani, përse për “shkërmoqet” Bajerni?!

Në Angli thonë se “kjo gjë ishte e shkruar në mur”, ndërsa ne themi se “dihej që më parë se kështu do të ndodhte”. E pra, kështu qenka me Bajernin i cili duket në momentin më të keq prej shumë e shumë vitesh, të nxjerrë zbuluar nga eliminimi dramatik në Champions nga Vijarreali. Mediat europiane shkruajnë se bavarezët kanë një skuadër të vjetër, dhe kanë pak fuqi financiare për ta rinovuar, dhe për më tepër ylli kryesor, Robert Levandovski, dëshiron të largohet. Nga ana tjetër, tifozët i janë vënë “bat-bat” trajnerit Julian Nagelsman, pra gjithçka duket drejt “rrënimit”. Bajerni po humbet yjet vit pas viti, që nga Toni Kros, tek Tiago Alkantara, David Alaba, ndërsa tani mund të jetë radha e Levandovskit apo Gnabrisë. Modeli i Bundesligës nuk prodhon para, dhe bavarezët nuk mund të konkurrojnë financiarisht me klubet e mëdhenj në Angli, Spanjë apo me PSG-në. Ky problem mund të thellohet e ndoshta Bajernit do t’i duhen vite që të kthehet në elitë.

Sfidanti.al