NBA , a do të jetë një “fuqi” në plej of Atlanta e Trej Jangut?!

Suksesi ndaj Sharlotës ishte i plotë dhe i merituar, edhe pse mbetet pengesa e fundit për t’u kapërcyer, Klivlendi. Atlanta Hoks, “skifterët” e NBA-së e treguan veten me fitoren 132-103 duke mos e vënë asnjë herë në diskutim fitoren në ndeshjen e plej init. Trej Jang shënoi 24 pikë e shërbeu 11 asistë, Klint Kapela shënoi 15 pikë e kapi 17 topa në tabela, Galinari shtoi 18 pikë, Hanter pati 22 pikë e 7 topa në tabela, Bojan Bogdanoviç ishte shumë mirë me 13 pikë, ndërsa Huerter shënoi po 13, me 5 topa në tabela e 4 asistë. E tillë skuadra e Atlantës që nëse kualifikohet mbrëmjen e sotme do të luajë ndaj Majemit, ekipit numër 1 të Konferencës Lindore. A do të mundet të jetë një fuqi në plej of?!

Sfidanti.al