Efekti “Konte”, Harri Kejn refuzon Mançester Junajtidin

Nuk është më edhe aq i ri dhe në korrik do të mbushë 29 vjeç, ndaj nuk i ka mbetur shumë kohë për të fituar në karrierë. Harri Kejn ende nuk ka fituar asnjë trofe, edhe pse është sulmuesi më i mirë anglez, dhe njëri nga më të mirët në botë, veçse duket se nuk do të largohet nga Totenhemi. Lajmet kanë qenë që Kejnin e kërkon Mançester Junajtidi, ndërsa vjet e deshi Mançester Siti, por mesa duket ai do të qendrojë në Londër. Me gjasë, në këtë vendim mund të ketë ndikuar prania e trajnerit Antonio Konte, i cili po e kualifikon skuadrën për në Champions, dhe mund të pretendojë për tituj edicionin që vjen.

Sfidanti.al