Ibra, dëgjoji fjalët e “plakushit” Françesko Toti!

Ish-kapiteni i Romës luajti vetëm deri në moshën 40-vjeçare dhe ishte nga ata që kishte frikë të ndahej nga futbolli. Françesko Toti pati një karrierë të gjatë, edhe pse kohët e fundit “me shiringa”, aq sa u përplas me trajnerin e tij të asaj periudhe, Luçiano Spaletin. Sot, në pozitat e Totit është Zllatan Ibrahimoviç që është 40 vjeç dhe nuk ka dëshirë të braktisë këtë sport. Toti thotë se e kupton Ibrën më mirë se kushdo tjetër. “E kam provuar vetë, – thotë ai, – nuk është zgjedhje e lehtë. Ai e dashuron futbollin dhe dëshiron që të vazhdojë. Mbetet i rëndësishëm për Milanin edhe në këtë moshë, por së pari duhet të dëgjojë trupin e tij. Nëse nuk mundet të vazhdojë, nuk ia vlen”.

Sfidanti.al