Mund të ketë pasur intuitë të mirë trajneri Tomas Tuhel. Drejtuesi i Bluve të Londrës këmbënguli që Armando Broja të mos largohej, pavarësisht dyshimeve nëse do të mund të kishte minutazh në ekipin e tij këtë sezon. Gjithsesi, humbja 0-4 me Arsenalin tregoi se Çelsi ka nevojë për çdo lojtar, në sulm dhe në mbrojtje.

