Debatet vazhdojnë dhe nuk do të shterojnë kurrë sepse shpesh njerëzit, për arsye të caktuara, tregohen mendjengushtë duke iu dhënë ndjenjës më shumë sesa arsyes. Gjithsesi, faktet janë kokëforta dhe flasin vetë. Një statistikë e futbollit që nga viti 2008 na thotë se futbollisti që ka bërë gjithçka më shumë sesa të tjerët është Lionel Mesi. Argjentinasi ka shënuar më shumë gola (sepse Ronaldo nisi të realizonte më shpejt), ka më shumë asistë, më shumë goditje dënimi, më shumë driblime, më shumë raste të krijuara, pasime kyçe, Topa të Artë, Këpucë të Arta, më shumë vlerësime mesatare të larta dhe më shumë gola individualë!
Sfidanti.al