Raul De Tomas, shok i Ivan Balliut tek Rajo Vajekano

Ishte lojtari më i rëndësishëm i Espanjolit, ndërsa tani do të rrijë disa kohë pa luajtur. Raul De Tomas bëri kryengritje në Katalonjë, por nuk arriti të shkonte tek Rajo Vajekano deri në 1 shtator, ndaj edhe “u dogj”. Mediat spanjolle shkruajnë se dy klubet ranë dakord për 12 milionë euro, aq sa ishte shifra edhe më parë, dhe De Tomasi do të jetë futbollist në klubin e vogël të Madridit. Që do të thotë se do të jetë shok skuadre me mbrojtësin e djathtë të kombëtares shqiptare, Ivan Balliu. Gjithsesi, De Tomas, lojtari i shumë golave për Espanjolin sezonet e kaluara, do të kthehet në fushë vetëm që nga janari, kur të lejohen transferimet.

Sfidanti.al