Askush si Barcelona, rriti kufirin e rrogave me gati 700 milionë euro që nga janari!

Në fillim të vitit, katalanasit ishin “ku të thërret qameti”, që do të thotë më keq nuk mund të bëhej. Barcelona u urdhërua nga La Liga që të hiqte 144 milionë euro nga borderoja e rrogave, pra ishte në -144 milionë! Tani jemi në fillim të shtatorit dhe klubi “blaugrana” mori leje nga drejtuesit e ligës që të kishte një kufi (çati) rrogash deri në 656 milionë euro. Kjo do të thotë se ky kufi është rritur me gati 700 milionë euro (saktësisht, 684 milionë). Vetëm Reali i Madridit, për momentin, lejohet nga La Liga që të shpenzojë më shumë në sezon për pagat e lojtarëve, por vetëm me nja 25 milionë euro më shumë sesa Barcelona.

Sfidanti.al