Bavarezët do të luajnë pas fare pak kohe (në 15:30) në “Alianc Arenë” ndeshjen e radhës në Bundesligë, e do të përpiqen të reagojnë pasi zbritën në vendin e tretë në renditje, ndërsa Xhoshua Kimih mendon se gjithçka problematike kalohet me anë të humorit. Njeriu që shihet si kapiteni i ardhshëm mori nxitje nga ndeshja në Champions ndaj Interit në Milano, që u fitua 2-0, por ku ai vetë pati një incident që e la me sy të nxirë. Në një moment, Kimih dhe Zabicer kërcyen njëkohësisht për të kapur topin (nën shikimin e Lautaro Martinezin), por u përplasën kokë më kokë dhe më keq e pësoi gjermani. “Dy pula qorre duke kërkuar ushqimin”, ishte komenti me të qeshur i Kimihut në faqen e tij në Instagram.
Sfidanti.al