Tifozët e Man. Junajtidit si Sër Aleks Fergusoni në ngacmimin e Halandit!

E gjetën në rrugë dhe “e vunë përpara”. Natyrisht, nuk i bënë ndonjë gjë të madhe tifozët e Mançester Junajtidit, Erling Halandit, por thjesht e ngacmuan. Ata i thanë se “ke zgjedhur anën e gabuar të qytetit”, ndërsa sulmuesi norvegjez i Man. Sitit u përgjigj thjesht se “ata më duan mua këtu”, duke e pasur fjalën për klubin ku ndodhet, për skuadrën dhe për tifozët. Ky ngacmim i tifozëve të Junajtidit të kujton batutat e Sër Aleks Fergusonit që e ngacmonte Sitin si “fqinjët e zhurmshëm”, apo batutën e famshme të ish-trajnerit të Liverpulit, Bill Shenkli, që iu përgjigj një lojtari që kërkoi këshillë nëse duhej të shkonte tek Evertoni: “Po bir, do të bësh mirë, sepse të paktën do të jesh pranë një skuadre të madhe”.

Sfidanti.al