Mbape me “ortek” golash, por është Nejmar heroi i sezonit tek PSG-ja!

Sulmuesi i Francës realizoi 4 herë në dy ndeshjet e fundit, në kampionat ndaj Nantës dhe kundër Juventusit në Champions. Për momentin, lavdet janë për të, por gjithsesi deri tani që nga fillimi i sezonit heroi i Paris SG është Nejmari. Natyrisht, duke ndarë lavdinë me Kilian Mbapenë dhe Lionel Mesin. Sulmuesi brazilian ka 9 gola e 7 asistë në vetëm 8 ndeshje, ndërsa shkëlqeu kundër Juves me pasimin e shkëlqyer për rrjetën gjithashtu të mrekullueshme të Mbapesë. E kemi thënë që një Nejmar i vënë në sedër dhe që i kthehet regjimit sportiv është një superyll i vërtetë.

Sfidanti.al