Nejmari tregon sesi e ndihmoi Mesin që të përshtatej tek Paris SG

Braziliani mbërriti shumë më herët, që në 2017, dhe pati probleme edhe pse u vlerësua si një “Zot”. Në 2022, Nejmari u ribashkua me Lionel Mesin, superyllin e futbollit që atëherë e la tek Barcelona, dhe i cili pati gjithashtu probleme përshtatjeje, madje edhe më shumë sesa sulmuesi tjetër. “Mesin e njoh prej shumë kohësh, – tha Ney, – u përpoqa shumë dhe ia dola që ta ndihmoja edhe në fushën e lojës, edhe në stërvitje. Kemi folur shpesh bashkë, por ai nuk e pati të lehtë pas një kohe aq të gjatë tek Barcelona”. Mesi dhe Nejmar kanë luajtur 191 ndeshje së bashku, tek Barça dhe tani tek PSG-ja.

Sfidanti.al