Ka qenë sulmues i njohur në elitën e futbollit anglez, dhe po ashtu në kombëtaren e Anglisë. Vdekja e Mbretëreshës Elizabeta II e frymëzoi që të shkruante një mesazh në rrjetet sociale, duke qenë kundër nderimeve të mëdha për monarken, sidomos kur vjen puna tek zezakët apo njerëzit me ngjyrë në përgjithësi. Dion Dablin (Dublin) shkruajti se “racizmi në Angli u ndalua me ligj në vitet 60-të, por vazhdon të lulëzojë edhe sot e kësaj dite, ndaj zezakët dhe njerëzit e tjerë me lëkurë të errët nuk duhet të mbajnë zi (për Mbretëreshën)”. Më pas, ai e fshiu mesazhin në Tuiter, ndërsa mori kritika nga një pjesë e publikut dhe pati kërkesë që ta largonin nga puna si opinionist. Ka apo s’ka të drejtë Dablini, kjo vlen të diskutohet, por gjithsesi ai bëri gabim që e fshiu mesazhin ku jepej qendrimi i tij.
Sfidanti.al