Trajneri i kuqezinjve mund të nisë të ndihet më i qetë tani që ekipi ka kaluar ngërçin me emrin “San Siro”. Edhe pse janë luajtur vetëm dy javë të Serisë A, Stefano Pioli i ka marrë disa përgjigje, sidomos në fitoren 4-1 ndaj Kaljarit. “Ne luajtëm me ide të qarta, dhe me ritëm të lartë,
Murinjo: Unë nuk kam shumë kohë, dua që të fitoj tani!
Presidenti i Romës, Fridkin, duke folur me trajnerin e tij të ri dhe njëkohësisht të shquar deshi ta qetësonte lidhur me përgjegjësinë duke i thënë “për suksesin duhet kohë”. Pas fitores 4-0 në fushën e Salernitanës, Zhoze Murinjo e zbuloi fare pak atë bisedë, duke komentuar nga ana e tij: “Unë nuk kam kohë, nuk
Kur bën spektakël edhe skuadra e Murinjos, veçse quhet Roma!
Stili i tij ka qenë gjithnjë ai i lojës së ashpër, fizike, taktike, me presing ndaj kundërshtarit dhe me aksione vertikale. U detyrua të modifikohej deri diku tek Reali i Madridit që e ka spektaklin në gjak, ndërsa Porto, Çelsi apo Interi nuk bënin përjashtim nga rregulli. Gjithsesi, Zhoze Murinjo po provon në Itali se
Fitorja me Kaljarin është “droga” e Milanit para serisë Lacio-Liverpul-Juve!
Përfundoi 4-1 dhe trajneri Pioli, por edhe tifozët morën disa përgjigje. Ky Milan nuk është skuadra e vitit të kaluar që vuante në “San Siro”, ndërsa rolin e Zllatan Ibrahimoviçit po e luan Olivie Zhiru. Hiq një “plak” e fut një tjetër, por për kuqezinjtë këta janë “në lule të moshës”, përderisa munden të shënojnë
Talljet për Juventusin: Nuk e dinim se ishim në fushë!
Populli futbollistik italian nuk pati mëshirë për “Zonjën e Vjetër”, ndërsa gjeti rast për të bërë gallatë e për të qeshur të paktën nja 48 orë, pas humbjes së Juves me Empolin në Serinë A. Talljet ishin të shumta në rrjetet sociale, sidomos nga tifozët rivalë, ndërsa ata juventinë e shprehën pakënaqësinë e tyre me
Bajrami-Ismajli, dy nga heronjtë e Empolit që mundën Juven në Torino
Do të kishte qenë më e vështirë me Kristiano Ronaldon në fushë, padyshim, por gjithsesi ia dolën ndaj skuadrës më të lavdishme të Italisë. Empoli, ekipi që shkëlqeu vjet në Serinë B, po vazhdon me bëmat e tij edhe në A, dhe ja ku mori shpërblimin e parë, e çfarë shpërblimi. Një gol i krijuar
Hysaj shënon golin e dytë në Serinë A, Lacio bën “namin” me Specian!
Populli thotë “gjetën një kalë të ngordhur dhe e mbytën”. Kështu mund të thuhet për Lacion, por jo për Elseid Hysaj, sepse kur një mbrojtës si ai shënon gol, është ditë e veçantë. Futbollisti i kombëtares do të vijë i lumtur në grumbullimin me Shqipërinë për ndeshjet eleminatore të Botërorit, sepse realizoi në fitoren 6-1
Italia bie në dashuri me Interin e Inzagit: Karakter, spektakël dhe … Korrea!
Nëse kishte ende ndonjë dyshim, tani nuk besohet se ndodh. Menjëherë pas fitores së parë të sezonit në Serinë A, Interi rreshtoi edhe të dytën, 3-1 në Veronë, duke paralajmëruar rivalët se nuk do ta lëshojë lehtë titullin e fituar vjet. Konte, Lukaku e Hakimi le të jenë e kaluara, ndërsa e gjithë Italia po
CR7, 3 milionë euro për çdo gol tek Juvja, pandemia shkatërroi gjithçka
Klubi torinez realizoi operacionin më të madh financiar në historinë e futbollit italian duke marrë Kristiano Ronaldon nga Reali i Madridit 3 vjet më parë. U paguan 100 milionë euro, iu dhanë mbi 100 milionë euro rrogë në 3 vjet, dhe u paguan mbi 100 milionë euro taksa për këtë rrogë, sipas ligjeve italiane. Kjo
Ronaldo ngre “plaçkat” nga Juventusi, vizitë 40-minutëshe për lamtumirën!
Gjithçka, ashtu siç pritej, ka përfunduar. Në dyshim ishin vetëm afatet se kur do të ndodhnin gjërat, por Kristiano Ronaldo nuk deshi që t’i shtynte shumë, përkundrazi. Superylli portugez, I vendosur për të kaluar tek Mançester Siti në Premier Ligën angleze, shkoi sot në mëngjes në kompleksin stërvitor të Juventusit, Kortinasa në Torino, dhe u