Klubi torinez realizoi operacionin më të madh financiar në historinë e futbollit italian duke marrë Kristiano Ronaldon nga Reali i Madridit 3 vjet më parë. U paguan 100 milionë euro, iu dhanë mbi 100 milionë euro rrogë në 3 vjet, dhe u paguan mbi 100 milionë euro taksa për këtë rrogë, sipas ligjeve italiane. Kjo do të thotë mbi 300 milionë euro të shpenzuara në 3 vjet. Financiarisht, Juventusi nxorri disa fitime dhe pozicioni i klubit u rrit në renditjen botërore, por pastaj erdhi pandemia e koronavirusit dhe shkatërroi investimin që mund të kishte dhënë fryte më të mira. Përsa i përket golave, Ronaldo shënoi 101 gola në 134 ndeshje, pra për çdo gol mori mbi 3 milionë euro.
Sfidanti.al