Në foto në fakt është skuadra kundërshtare, Hungaria, që është fiksuar në stadiumin e Legias së Varshavës, përpara ndeshjes me polakët në 27 gusht 1939. Do të kalonin vetëm pak ditë dhe në 1 shtator 1939, Gjermania do të sulmonte Poloninë për të nisur zyrtarisht Luftën e Dytë Botërore, ndonëse praktikisht lufta kishte nisur me pushtimin e Shqipërisë nga Italia në 7 prill 1939, apo edhe më herët kur trupat gjermane hyrë në Pragë. Duke u kthyer tek ndeshja, që u ndoq nga dhjetëra mijë tifozë, Polonia fitoi papritur 4-2 ndaj një Hungarie shumë të fortë, nënkampione e botës në fuqi me 3 gola të shënuar nga Ernest Vilimovski. Kjo ishte ndeshja e fundit e kombëtares polake përpara Luftës së Dytë Botërore, dhe fotoja është historike.
Sfidanti.al