Mendi, si mundet që futbollisti profesionist të akuzohet për 5 krime?!

Ka djem që kanë qenë në “rrugë të keqe” dhe pastaj ka ardhur sporti e i ka shpëtuar, ka edhe nga ata që të tjerët duan t’i hedhin në “gropë” për të marrë dëmshpërblime milionëshe, por ja që ka edhe të tillë që nuk e mbajnë dot veten pa bërë të këqija, siç dyshohet për mbrojtësin e Mançester Sitit, Benzhame Mendi (Benjamin Mendy). Ai është akuzuar nga 3 persona për 4 për përdhunime dhe një sulm seksual. Mendi, mbrojtës i majtë 27-vjeçar që luan edhe me kombëtaren e Francës, u pezullua menjëherë nga Siti sapo u mor vesh nisja e procesit penal. Periudha e kryerjes së këtyre krimeve, për të cilat akuzohet, duhet të ketë qenë tetor 2020-gusht 2021. Sjellja e Mendisë (nëse provohen akuzat) të kujton atë të Majk Tajsonit (deri diku) që bëri disa vjet burg i akuzuar për përdhunimin e  një vajze në vitet 90-të.

Sfidanti.al