Në të vërtetë, ish-kapiteni thotë se këto gjëra i kanë ndodhur në të gjithë klubet, pra në Gjermani apo Itali, dhe normalisht që vazhdojnë edhe sot. Lotar Mateusi luajti për Gladbahun, Bajernin e Interin, si dhe për kombëtaren e Gjermanisë, ndërsa thotë se përtej rrogave që jepen nga klubet, siç është rasti i Xhoshua Kimihut tek Bajerni, ka edhe klauzola të tjera që i quan “sekrete” dhe që sigurojnë të ardhura shtesë. Përsa i përket sekretit, këtu duhet menduar se ka fitime që jepen për të shpëtuar nga taksat, por nuk dihet nëse Bajerni mund ta ketë bërë apo mundet që ta bëjë në një shtet si Gjermania. Përsa i përket klauzolave për arritje të ndryshme, këto nuk janë aspa sekrete, por që njihen nga të gjithë.
Sfidanti.al