Hysaj shënon golin e dytë në Serinë A, Lacio bën “namin” me Specian!

Populli thotë “gjetën një kalë të ngordhur dhe e mbytën”. Kështu mund të thuhet për Lacion, por jo për Elseid Hysaj, sepse kur një mbrojtës si ai shënon gol, është ditë e veçantë. Futbollisti i kombëtares do të vijë i lumtur në grumbullimin me Shqipërinë për ndeshjet eleminatore të Botërorit, sepse realizoi në fitoren 6-1 që kryeqytetasit arritën ndaj Specias në stadiumin “Olimpiko”. Pra, shkodranit iu deshën vetëm dy ndeshje që të gjente rrugën e golit, ndërsa me Napolin vuajti disa vjet, kurse me Empolin nuk ia doli.

Ishte minuta e 70-të kur Hysaj dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 5-1. Specia kaloi e para në avantazh me anë të Verdes, por pastaj Çiro Imobile realizoi 3 gola radhazi duke mbyllur pjesën e parë 3-1. Felipe Anderson, Hysaj dhe Luis Alberto realizuan pas pushimit për ekipin e trajnerit Mauricio Sarri që kryeson Serinë A me 6 pikë, po aq sa Interi, por me golaverazhin shumë të mirë 9-2.

Sfidanti.al