Murinjo: Unë nuk kam shumë kohë, dua që të fitoj tani!

Presidenti i Romës, Fridkin, duke folur me trajnerin e tij të ri dhe njëkohësisht të shquar deshi ta qetësonte lidhur me përgjegjësinë duke i thënë “për suksesin duhet kohë”. Pas fitores 4-0 në fushën e Salernitanës, Zhoze Murinjo e zbuloi fare pak atë bisedë, duke komentuar nga ana e tij: “Unë nuk kam kohë, nuk dua shumë kohë, pasi është kundër natyrës sime, dua ta përshpejtoj procesin”. “Nuk më pëlqen të dal në vend të 7-të e të 8-të, – vazhdoi ai, – po ndërtojmë një grup të mirë, ndonëse do të më pëlqente të kisha në stol edhe ndonjë lojtar tjetër me përvojë. Ka skuadra me më shumë potencial se ne, por do të luajmë për fitore edhe ndaj tyre. Nuk dua që Roma të ndryshojë mentalitet”.

Sfidanti.al