Shakill O’Nilli është me Lebronin në debatin për “Numrin 1”

Nuk përmendet shumë Bill Rasëlli i famshëm që fitoi 11 tituj kampion, ndërsa në skenë janë gjithnjë emra si Majkëll Xhordan, Karim-Abdul Xhabar apo edhe Kobi Brajant, por personazhi i ditës është Lebron Xhejmsi. Cili do të jetë lojtari më i mirë i të gjitha kohëve në NBA, sipas opinioneve të publikut dhe të specialistëve. Shakill O’Nill, njëri prej atyre që e njeh më mirë basketbollin, thotë se nëse Lebron kalon Xhabarin si shënuesi më i mirë në histori, atëherë ai do ta ketë mbyllur debatin. “Do të na e mbyllë gojën nëse e bën”, – thotë “Shak”. Lebroni është rreth 3 000 pikë prapa Xhabarit, dhe do t’i duhen 2 sezone në nivel të lartë, ose 3 sezone më normalë për të qenë i pari. Nuk dihet nëse në moshën 36-37 vjeçare do të jetë ende në gjendje të shënojë kaq shumë.

Sfidanti.al