Trajneri portugez nuk deshi të komentonte lëvizjen e fundit të patriotit të tij, por përdori një sistem logjike në analizë. “Përderisa Juventusi është i kënaqur, – tha ai, – përderisa Ronaldo është i kënaqur, dhe përderisa Mançester Junajtidi është i kënaqur, ky cilësohet biznesi i përsosur. Kjo është e vetmja gjë që mund të them, duke theksuar diçka themelore dhe logjike. Mendoj se nuk ka nevojë të flasim më tepër për Kristiano Ronaldon, nuk ka nevojë për komente për një lojtar që për 20 vjet luan futboll, fiton, shënon dhe bën historinë”.
Sfidanti.al