Lajmërimi se superylli po kthehej në shtëpi (të dytën) bëri xhiron e botës dhe pati popullaritet të jashtëzakonshm. Kështu ndodhi me profilin në Instagram të Mançester Junajtidit, kur botoi lajmin për ardhjen e dytë të Kristiano Ronaldos në “Old Traford”. Plot 12.7 milionë njerëz e pëlqyen postimin e klubit anglez duke thyer rekordin e të gjitha kohëve e duke treguar se “djajtë e kuq” po bëjnë një biznes të madh. Sipas llogarive, Junajtidi mund të fitojë deri 1 miliardë paundë stërlina nga prania e Ronaldos, të cilit do t’i japë rreth 25 milionë euro në sezon, për dy vjet me radhë. Postimi pati edhe 500 000 komente.
Sfidanti.al