Bajrami-Ismajli, dy nga heronjtë e Empolit që mundën Juven në Torino

Do të kishte qenë më e vështirë me Kristiano Ronaldon në fushë, padyshim, por gjithsesi ia dolën ndaj skuadrës më të lavdishme të Italisë. Empoli, ekipi që shkëlqeu vjet në Serinë B, po vazhdon me bëmat e tij edhe në A, dhe ja ku mori shpërblimin e parë, e çfarë shpërblimi. Një gol i krijuar në aksin Bajrami-Bandineli, dhe përfunduar nga Mankuzo, i dha fitoren 1-0 në stadiumin “Alianc” të Juventusit. Pikërisht Nedim Bajrami ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, duke qenë i paparashikueshëm në regji për Empolin. Natyrisht, nuk ishte vetëm pasi në radhët e toskanëve ishte edhe qendërmbrojtësi i kombëtares, Ardian Ismajli, që mediat italiane e cilësuan si “shkëmb” përballë sulmuesve juventinë. “Nuk lejoi asgjë, nuk dhuroi asgjë”, – shkruajnë mediat në Apenine duke i vënë notën 6.5, po aq sa Bajramit. Vetëm Luperto e Mankuzo morën notë më të mirë se shqiptarët, nga 7.

Sfidanti.al