Granit Xhaka ndonëse është penduar që nuk arriti të shkonte tek Roma

Në Kampionatin Europian ishte një emër i madh, dhe lavdërimet ishin të shumta për të. Granit Xhaka pati shiritin e kapitenit të Zvicrës dhe arriti deri në çerekfinale, duke u eleminuar vetëm pas penalltive nga Spanja. Jeta dukej e bukur dhe Roma e Zhoze Murinjos u hodh në sulm për të, por për fat të keq italianët nuk mundën të plotësonin dëshirën e Arsenalit për të paguar 20 milionë euro për kartonin. Shqiptari i Zvicrës mbeti në Angli dhe rinovoi kontratën me klubin. Gjithsesi, pas 3 ndeshjeve të para të Premier Ligës duket se Xhaka duket si “peshku pa ujë” dhe kritikat janë të mëdha. Kartoni i kuq i marrë në humbjen 0-5 ndaj Sitit, që e dëmtoi shumë ekipin e tij që kishte pësuar dy gola deri në atë moment, u cilësua si gabim i rëndë, ndërsa vetë Xhaka u quajt si “udhëheqës shumë i keq”.

Sfidanti.al