Futbollisti serb e bëri “fora” dhe nuk dëshiron të qendrojë më tej tek Ajntrahti. Vetë klubi i Bundesligës njofton se Filip Kostiç ka njoftuar se kërkon largimin për tek Lacio, porse do të duhet një akord me klubeve që kjo gjë të realizohet. Kostiç për momentin ka braktisur stërvitjen, ndërsa mediat gjermane i bëjnë thirrje Frankfurtit që të tregohet i ashpër. Në Itali shkruajnë se Frankfurti kërkon 18 milionë euro, përveç shpërblimeve të ndryshme, ndërsa Lacio është dakord me 16-17 milionë euro përfshi edhe shpërblimet, ndërsa fillimisht dëshiron ta marrë sulmuesin në huazim. Të shohim sesi do të përfundojë kjo betejë e re.
Sfidanti.al