Verstapen-Rasëll-Hamilton, çdo të thotë kjo nisje në garën e Belgjikës?!

Së pari që momenti i shkëlqyer i kampionit të botës nuk vazhdoi pas muajit korrik. Ljuis Hamilton doli në vendin e tretë në provat zyrtare në Çmimin e Madh të Belgjikës në Formula 1 dhe do të duhet të sulmojë që të mos lejojë Maks Verstapenin që ta kalojë sërish në renditjen e Botërorit. Ishte piloti i Red Bullit që dha kohën më të mirë në mes të reshjeve dhe në pistë të lagur, duke arritur në cak me 1’59”765. E papritura e provave zyrtare ishte Xhorxh Rasëll i Uilliamsit, pasi piloti anglez ishte pranë fitores dhe Verstapeni e kaloi vetëm në fund. Rasëlli mbeti 0.321 të mijtat e sekondës prapa. Hamilton ishte shumë afër patriotit të tij dhe 0.334 të mijtat prapa Verstapenit. Hamilton kryeson renditjen me 195 pikë ndaj 187 të Verstapenit, ndërsa të tjerët janë shumë larg, me Lando Norrisin e Meklarenit në vend të tretë me 113 pikë.

Sfidanti.al