Janë tre skuadrat që kanë sjellë risi në atë që e ka emrin La Liga SmartBank, për arsye sponsorizimi. Flasim për kategorinë e dytë në Spanjë, aty ku nis niveli profesionist dhe ku këtë sezon do të luajnë tre ekipe të veçantë si Amorebieta, Ibica dhe Burgosi. UD Ibica ngjitet për herë të parë në ligën e dytë, duke qenë e themeluar në 2015, ndërsa Burgosi kthehet në divizionin e dytë pas 20 vjetësh. Amorebieta ndoshta është më e veçanta ndër këto skuadra pasi është përfaqësuese e një qyteti me diçka më pak se 20 000 banorë. Asnjëherë më parë, në La Liga Segunda nuk ka qenë ekip i një qyteti kaq të vogël. Themeluar në 1925, Amorebieta është ekip i qytetit Amorebieta-Eçano në Vendet Baske dhe ka 19 339 banorë.
Sfidanti.al