Jetojmë në epokë të vështirë, në periudhë ndryshimesh kur ekuilibri i forcës në klubet e futbollit europian po ndryshon tërësisht. Nuk ka shembull më të mirë sesa ky i Realit të Madridit që u detyrua të “agjëronte” për 4 vjet me radhë për t’i lejuar vetes që të merrte Kilian Mbapenë. Mediat spanjolle bëjnë llogaritë e klubit “merenges” duke theksuar se nga shitja e 11 lojtarëve u fituan 462.5 milionë euro, të cilat bënë të mundur financimin e operacionit “Mbape”. Që nga Kejlor Navas për 15 milionë euro, Varan për 50, Regilon për 30, Hakimi për 40, Kovaçiç për 45 milionë, Jorente për 30, Odegard për 40, Morata për 80 milionë dhe së fundmi Kristiano Ronaldo për 100 milionë euro. Vetëm të tillë si Paris SG apo Mançester Siti (por, ndoshta edhe Çelsi) nuk kanë nevojë të shesin kështu.
Sfidanti.al