Ç’iu kujtua motrës së Ronaldos të “përbuzte” Juven pasi vëllai iku prej saj?!

Populli thotë “si kofini pas të vjelave”. Kështu bëri edhe Katia Aveiro, e motra e Kristiano Ronaldos që i bëri një ulje Juventusit pasi vëllai i saj kaloi tek Mançester Junajtidi. Në një reagim në rrjetet sociale, Katia nuk e përmendi Juven, por shkruajti: “Mirë se u ktheve tek Junajtidi, një klub i denjë për ty”. Dakord, por CR7 ishte tek “Zonja e Vjetër” për 3 sezone dhe gjatë kësaj periudhe motra e Ronaldos nuk diskutoi aspak që Juvja nuk ishte klub i denjë për të. E qartë që nuk mund të shahet shtëpia ku po banon, por nuk është normale që ta shash pasi u largove prej saj. Ku i dihet, Katia mundet të thotë edhe që Reali nuk ishte klub i denjë për Kristianon, sepse nuk pranoi që ta merrte sërish.

Sfidanti.al