Bajerni e ka mendjen te Gladbahu, pas Ginterit do edhe Nojhauzin

Në një situatë të vështirë, zakonisht është mirë të mbyllesh në “oborrin tënd”. Për Bajernin, “oborri” është Bundesliga, ndaj edhe përforcimet pritet të jenë vetëm prej saj. Mediat gjermane njoftojnë se bavarezët kanë në plan edhe një lojtar tjetër të Dortmundit, Florian Nojhauzin, përveç Matias Ginterit. Kartoni i lojtarit 24-vjeçar të kombëtares së Gjermanisë arrin në 40 milionë euro, aspak gjë e vogël, por gjithsesi më pak sesa të marrësh në Angli apo Spanjë. Nga ana tjetër, në Mynih e duan Ginterin këto ditë, pra për ta pasur këtë sezon, ndonëse vetë futbollisti është i izoluar për shkak të koronavirusit. Bajerni po ashtu do lojtarin tjetër të Gjermanisë, Jonas Hofman.

Sfidanti.al