Trajneri i ri i Holandës përpiloi listën e tij për ndeshjet eleminatore të Kupës së Botës, duke lënë jashtë një emër të rëndësishëm të futbollit “portokalli”. Doni Van de Bek nuk pati vend në grumbullim për sfidat ndaj Norvegjisë, Malit të Zi dhe Turqisë, dhe Luis Van Gal i foli hapur, siç e ka zakon, madje në mënyrë aspak të dashur. “Ti duhet të luash më shumë, – ishin fjalët e tij, – pasi, për momentin tek Mançester Junajtidi më shumë kohë kalon me celularin në dorë sesa në fushë”. Nuk dihet nëse Van de Bek do të arrijë ta ringjallë karrierën në “Old Traford”, pasi deri tani trajneri Solskjer nuk e ka parë si shumë të nevojshëm mesfushorin e marrë për 40 milionë euro.
Sfidanti.al