Në Spanjë thonë se Reali i jep 25 milionë në vit Mbapesë

Do të thotë më pak sesa rroga që i premtoi Al Helaifi tek Paris SG prej 36 milionë eurosh në sezon, baraz me Nejmarin, dhe në vend të dytë vetëm pas Lionel Mesit. Edhe pse ka diferencë në nivelin e taksave mes Francës e Spanjës, ku spanjollët i kanë më të ulëta, sërish Kilian Mbape do të fitojë në “Santiago Bernabeu” më pak sesa do të merrte në “Parkun e Princave”, nëse do të pranonte të rinovonte kontratën që i propozuan. Me gjasë, ai dëshiron të jetë lideri i një ekipi, dhe tek Reali do të jetë më i paguari e besohet më i vlerësuari. Po ashtu, do të provojë ligën spanjolle, që është më e fortë sesa ajo franceze, pavarësisht se për momentin Reali e Barça janë prapa klubeve anglezë, PSG-së e Bajernit.

Sfidanti.al