Gjithçka, ashtu siç pritej, ka përfunduar. Në dyshim ishin vetëm afatet se kur do të ndodhnin gjërat, por Kristiano Ronaldo nuk deshi që t’i shtynte shumë, përkundrazi. Superylli portugez, I vendosur për të kaluar tek Mançester Siti në Premier Ligën angleze, shkoi sot në mëngjes në kompleksin stërvitor të Juventusit, Kortinasa në Torino, dhe u largua pas vetëm 40 minutave. Në këto 40 minuta u konsumua lamtumira e gjigandit të futbollit, që mblodhi sendet e tij personale nga dhoma në klub, si dhe u nda me shokët e ekipit, me trajnerët dhe me gjithë të tjerët. Gjithçka ndodhi nga ora 09:20 deri në 10:00 paradite, dhe futbollisti u largua me makinën Xhip (Jeep) me xhama të zi, që ia ka dhënë klubi sipas marrëveshjes me sponsorin. Tashmë, pritet akordi I Juves me Sitin për të realizuar përfundimisht transferimin.
Sfidanti.al