Do të jetë pikërisht ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, në krah të ish-futbollistit turk, Nihat Kavexhi. Shorti i Ligës së Konferencës do të hidhet nga UEFA në Stamboll, sot në orën 13:30, në të njëjtën sallë ku dje në 18:00 u hodh shorti i Championsit. Ky është edicioni i parë i Ligës së Konferencës, dhe finalja e saj e parë do të zhvillohet pikërisht në stadiumin “Air Albania” në Tiranë në 25 maj. Lorik Cana është caktuar ambasador i kësaj finaleje, dhe kjo është një nga arsyet që do të jetë protagonist në short.
Sfidanti.al