Cilët janë 3 “bombat” që merr Paris SG me paratë e Mbapesë!

Planet janë të mëdha, dhe ato mund të realizohen këto ditë, apo ndoshta verën e ardhshme. Paris SG ka si objektiv që të marrë 3 lojtarë të mëdhenj në rast se Kilian Mbape shkon tek Reali i Madridit këtë verë. Sipas mediave franceze, në listë janë emra të tillë si Levandovski, Haland, Kejn, Pogba, Kamavigna. Nuk dihet nëse bën pjesë në këtë skedë edhe emri i Kristiano Ronaldos. Nga ana tjetër, PSG duhet të rregullojë bilancin, dhe sipas Leonardos në qershor, klubit do t’i duhen 180 milionë euro të ardhura, që mund të sigurohen nga Mbape. Sidoqoftë, Al Helaifi mendon se edhe futbollistë të tjerë mund të transferohen për të pasur më shumë para në dispozicion.

Sfidanti.al